Klubi i tyre u zhduk, por ata vazhdojnë të shkojnë në punë

Klubi i tyre u zhduk, por ata vazhdojnë të shkojnë në punë

08 December 2019 08:48

Bury, dhjetor (NYT) – Michael Curtis ende shkon në “Gigg Lane” çdo ditë, nga e hëna deri të premten. Ai arrin në orën 7:30 të mëngjesit, si zakonisht, bën një ecje të shkurtër deri te vendi i shenjtë, një vend me shalle të skuadrave të ndryshme, flamuj e fanella nga ditët kur Bury Football Club po luftonte për jetën e vet, shkruan sot Koha Ditore.

Gjysmë ore më vonë, të tjerët fillojnë të vijnë. Nëna e tij, Joan, është atje në orën 8:00, në klubin e futbollit ku babai i tij kishte luajtur dhe ku kishte punuar edhe ajo për gati gjysmë shekulli. Motra e Michaelit, Lynne Kent, vjen në shumicën e ditëve, po ashtu.

Joan dhe Lynne kanë pasur gati çdo post të mundshëm në ligë, me përjashtim të atij të trajnerit. Kanë punuar në marketing, në administratë dhe në shitje të biletave sezonale.

Në orën 9:00, Gordon Sorfleet arrin, person që dikur kishte rolin e menaxherit të mediave, dhe po ashtu në atë kohë arrin edhe Martin Kirkby, menaxher i bareve.

Kanë kaluar tre muaj që kur Bury, duke mos qenë në gjendje t’i përmbushë obligimet financiare apo të gjejë një pronar për të marrë klubin nga Steve Dale, është larguar nga English Football League, pra ka mbetur jashtë katër rangjeve të para të futbollit. Ka vetëm pak javë para se formalisht të likuidohet, para se klubi që ka gjurmët nga viti 1885 të ndalojë së ekzistuari përgjithmonë. “Ka qenë një vdekje e ngadaltë”, thotë Curtis dhe kujdestarët e mbetur po presin këtë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme