Napoli interesohet për Milot Rashicën

Napoli interesohet për Milot Rashicën

07 December 2019 14:26

Napoli është duke kaluar në një formë jo të mirë kohën e fundit.

Problemet e fundit tek skuadra napolitane kanë ndikuar shumë në performancën e skuadrës andaj drejtuesit e klubit italian kanë nisur të mendojnë për afatin kalimtar të janarit.

Sipar raportimeve të Corriere delle Sport, klubi napoletan ka shënjestruar, Milot Rashicën, talentin e Kosovës i cili është duke kaluar në një formë të mirë në Bundensligë.

Rashica ka shënuar 8 gola në 11 paraqitje në këtë sezon.

Për Rashicen flitet se ka interesim edhe nga Milani, ku dihet se rosonerët kane nevojë të përforcohen pikërisht në atë zonë të fushës./kp

Komentet

Shto koment

Të ngjashme