Sport

Titulli racist i gazetës “Corriere dello Sport” ngjall reagime në Itali

Titulli racist i gazetës “Corriere dello Sport” ngjall reagime në Itali

Klubi i Romës ka reaguar ndaj titullit “Black Friday”, që e përdori gazeta italiane “Corriere dello Sport”, duke thënë se është veprim i gabuar i këtij mediumi.

Titulli i shoqëruar me fotografitë e mbrojtësit të Romës, Chris Smalling dhe sulmuesit të Interit, Romelu Lukaku, ishte bërë para derbit të së premtes mes këtyre dy ekipeve.