Sport

FFK-ja shkarkon zv/sekretarin Arianit Ahmeti i cili “u vetëkandidua” për kryetar të FFK-së

FFK-ja shkarkon zv/sekretarin Arianit Ahmeti i cili “u vetëkandidua” për kryetar të FFK-së

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në të cilën, veç tjerash, ka marrë vendimi për shkarkimin e zëvendëssekretarit të deritashëm të federatës, Arianit Ahmeti.

Këtë vendim, KE i FFK-së thotë ta ketë marrë “bazuar në shkeljet e tij flagrante, duke u vetëkandiduar për kryetar të FFK-së si dhe duke kërkuar nënshkrime nga delegatët e kuvendit, me çka dëmtoi imazhin e FFK-së dhe të futbollit të Kosovës, si dhe shkeli rëndë kodeksin e mirësjelljes, statutin e FFK-së dhe të gjitha normat morale dhe profesionale”.