Thomas Tuchel mund të rikthehet në Gjermani, pas aventurës me Paris Saint-Germainin.
Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, Tucheli mund të marrë drejtimin e Bayern Munich, që është në kërkim të një trajneri të ri, transmeton KTV.
Drejtuesit e klubit “bavarez” thuhet se e dëshirojnë trajnerin gjerman që edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Bundesligas.
Tucheli, aktualisht, është trajner i Pari Saint-Germain, me të cilin skuadër fitoi titullin e kampionit në Francë.