Atletico Madrid mund të mbetet pa trajnerin Simeone

Atletico Madrid mund të mbetet pa trajnerin Simeone

04 December 2019 14:42

Atlecio Madrid mund të mbetet pa trajnerin e tyre, Diego Simeonen.

Siç raporton Marca, Simeone dhe Atletico Madrid mund të ndahen në fund të këtij sezoni.

49 vjeçari i është bashkuar Atletico Madridit në vitin 2011 dhe që nga atëherë ka fituar dy herë titullin e kampionit në La Liga dhe Europa League.

Atletico gjithashtu ka arritur edhe dy herë tjera në finale të Ligës së Kampionëve, por që nuk ka mundur ta fitoj atë.

Në raportin e medias spanjolle, thuhet se bordi drejtues i klubit madrilen nuk është i kënaqur me rezultat e fundit të klubit.

Raportohet se Arsenali dhe Evertoni janë dy klubet ku mund të vazhdojë karrierën trajneri argjentinas./kp

Komentet

Shto koment

Të ngjashme