Mesfushori brazilian, Fernandinho, do të largohet nga Manchester City në fund të këtij edicioni kur edhe i skadon kontrata, pasi trajneri Pep Guardiola ka bërë të ditur se klubi nuk do t’i ofrojë kontratë të re, njoftuan mediumet angleze të martën.
Fernandinho 34-vjeçar është pjesë e Cityt prej vitit 2013, kur u transferua nga Shakhtar Donetsku dhe ka fituar tre tituj kampioni të Anglisë, transmeton Koha Ditore.
Ai këtë edicion ka 15 paraqitje dhe pas largimit nga City pritet të kthehet në Brazil për ta mbyllur karrierën.
“Sikurse David Silva, edhe Fernandinho do të largohet nga ekipi në fund të këtij edicioni dhe ne tashmë kemi nisur të kërkojmë zëvendësimet për ta”, është shprehur Guardiola.
Fernandinho ka edhe 53 paraqitje me Brazilin.