Hidhet shorti për Kupën e Kosovës në futboll

Hidhet shorti për Kupën e Kosovës në futboll

03 December 2019 13:47

Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për 1/8 të ndeshjeve të Kupës së Kosovës në futboll.

16 skuadra që ishin pjesë e këtij shorti vijnë nga tri rangjet, 9 skuadra ishin nga Superliga, 6 prej tyre nga Liga e Parë dhe vetëm një nga Liga e dytë, transmeton kp.

Në këtë short i pranishëm ishte dhe sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili kishte ardhur për të monitoruar këtë short.

Feronikeli pritet të ketë punë të lehtë, ku në 1/8 do të ndeshet me skuadrën e vetme nga liga e dytë, FC A&N nga Prizreni.

Ndeshja kryesore pritet të jetë ajo në mes të Ballkanit dhe Trepçës ‘89 ndeshje kjo e cila do të zhvillohet në Suharekë.

Ja çiftet e plota:

Feronikeli - Fc A&N

Drenica - Dardana

Vitia - Dukagjini

Trepça - Vushtrria

Gjilani - 2 Korriku

Arbëria - Prishtina

Ballkani - Trepça 89

Liria - Ferizaj

Këto ndeshje pritet të luhen gjatë vikendit të ardhshëm më datë 7 dhe 8 dhjetor.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme