Sport

Darrell Davis, lojtari i ri në Rahovec

Klubi basketbollistik Rahoveci sot ka prezantuar edhe lojtarin e ri amerikan që i është bashkangjitur skuadrës.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të klubit në Facebook, Rahoveci njofton se Darrell Davis është përforcimi i radhës për skuadrën nga Rahoveci, në prag të ndeshjeve të rëndësishme që rahovecianët do ti zhvillojnë.

Fundori amerikan 23 vjeçar nga Detrioiti i ishte pjesë e skuadrës Dayton, ndërsa ka edhe përvojë ne Evropë më skuadrën hungareze Naturtex, ku mesataren e pikëve për ndeshje e kishte 13.4.

“WELCOME DARRELL ???. Darrell Davis është përforcimi i radhës për skuadrën tone në prag të ndeshjeve të rëndësishme qe kemi ditëve të ardhshme. Fundori amerikan 23 vjeçar nga Detrioiti i ishte pjesë e skuadrës Dayton, ndërsa ka edhe përvoj ne Evropë më skuadrën hungareze Naturtex, ku mestarën e pikëve për ndeshje e kishte 13.4. Darrell ka arritur në Rahovec për t’iu bashkuar pjesës tjetër të skuadrës, ndërsa gjitha procedurat e dokumentacionit janë në përfundim e sipër dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e së enjtes ndaj Yllit”, thuhet në njoftimin e Rahovecit.