Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lewandowski: Messi njëri nga më të mirët në histori

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, e cilësoi Lionel Messin si një nga më të mirët në histori pasi ylli i Barcelonës theu rekord duke fituar për herë të gjashtë Topin e Artë.

Messi arriti të mposhtë konkurrencën e Van Dijk si dhe yllit të Juventusit, Cristiano Ronaldo për të fituar këtë çmim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lewandowski i cili përfundoi vendin e tetë, foli rreth Messit dhe mbizotërimin e tij për më shumë se një dekadë.

"Me siguri ai është një lojtar i shkëlqyeshëm. Unë mund të them vetëm urime për të," u tha ai gazetarëve.

"Nuk është hera e parë për të, një nga më të mirat në histori jo vetëm vitet e fundit. Unë jam i kënaqur që jam afër kaq shumë lojtarëve sepse ne vetëm takohemi me njëri-tjetrin në fushë dhe tani kjo është diçka ndryshe. Me siguri ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, jo vetëm vitin e kaluar, por për 10, 15 vjet", përfundoi Lewandowski.