Dy Koretë diskutojnë për kandidaturë të përbashkët në Lojërat Olimpike

Dy Koretë diskutojnë për kandidaturë të përbashkët në Lojërat Olimpike

03 December 2019 09:13

Seul, 3 nëntor – Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut vendosën sot të zhvillojnë diskutime me Komitetin Ndërkombëtar Olimpik (CIO) për të prezantuar një kandidaturë të përbashkët për Lojërat Olimpike verore 2032, sipas një komunikate të publikuar dje nga Seuli.

Përgjegjësit sportiv të dy vendeve, marrëdhëniet mes të cilëve janë shtensionuar ndjeshëm muajt e fundit, u takuan në kufij, në fshatin Panmuxhom dhe kanë vendosur t’i dërgojnë një letër CIO-së për të propozuar kandidaturën e përbashkët.

“Jugu dhe Veriut ranë dakord që të bisedojnë për çështje praktike me CIO-në dhe shoqata të tjera sportive për të krijuar ekipe të përbashkëta duke filluar nga Kampionati Botëror i Hendbollit për meshkuj 2019”, thuhet në këtë komunikatë.

Një projekt i tillë i përbashkët për organizimin e L.O. 2032 ishte përmendur edhe në shtator, me rastin e samitit të tretë ndërkorean në Phenian/ AFP.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme