Sport

Hamilton po e ridefinon Formula 1

Foto: Reuters

Kur Michael Schumacher u pensionua në vitin 2012, rekordet e tij në Formula 1 dukeshin të pathyeshme.

Kjo ishte para se Lewis Hamilton të merrte hovin në zhvillimin e tij të jashtëzakonshëm si pilot, shkruan sot Koha Ditore.

Britaniku 34-vjeçar fitoi garën e tij të 11-të këtë stinor, pas një performance dominuese në Abu Dhabi, ku kryesoi nga fillimi deri në fund.

Në garën e tij të 250-të në F1, Hamilton shënoi fitoren e 84-t në karrierë, duke iu afruar në shtatë sosh rekordit të Michael Schumacherit.
Dhe pasi e fitoi titullin e gjashtë të F1 këtë stinor, që mbaroi të dielën, britaniku është vetëm një titull larg rekordit të gjermanit Schumacher.

Me mundësinë që Hamiltoni të tejkalojë disa nga rekordet e Schumacherit në vitin 2020, gazetari dhe komentuesi i F1, Will Buxton, beson se piloti britanik po e “ridefinon sportin”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)