Isco pas shumë kohësh po tregohet vendimtar te Reali

Isco pas shumë kohësh po tregohet vendimtar te Reali

03 December 2019 08:35

Isco dhe Real Madridi sërish kanë rregulluar marrëdhënien.

Pasi ka përjetuar një nga stinorët më të këqij të tij në Madrid, Isco sërish është bërë pjesë e rëndësishme e skuadrës së Zinedine Zidanet.

Isco ka startuar në dy ndeshje rresht për herë të parë këtë stinor, duke luajtur mjaft mirë dhe duke treguar atë besim që kishte treguar kur Real Madridi fitoi titullin e vet të fundit në Ligën e Kampionëve.

“Ne kurrë nuk e humbëm nga sytë Iscon”, ka thënë Zidane, pas fitores 2:1 të Real Madridit ndaj Alavesit në ligën spanjolle të shtunën. “Ai është një lojtar i rëndësishëm, e ka treguar këtë. Ka personalitet. Ai gjithmonë shfaqet në momente të vështira dhe është paraqitur jashtëzakonisht mirë sërish”.

Isco asistoi golin e fitores të Dani Carvajalit ndaj Alavesit, pasi gjuajtja me kokë e tij është pritur nga portieri dhe është kthyer nga shtylla më pas te Carvajal, që realizoi me lehtësi. Fitorja e la Realin me pikë të barabarta me Barcelonën, me nga 31.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme