De Ligt fiton çmimin “Kopa Trophy”

Messi fiton “Topin e Artë”

02 December 2019 20:48
21:31

Leo Messi është shpallur për herë të gjashtë futbollisti më i mirë në botë.

Në garë për këtë çmim ai e mposhti yllin e Liverpoolit, Virgil van Dijk.

Messi në sezonin e kaluar kishte udhëhequr Barcelonën drejt triumfit në La Liga.

Në top treshe ishte edhe Cristiano Ronaldo.

21:11

Megan Rapinoe fiton “Topin e Artë 2019”

Futbollistja amerikane, Megan Rapinoe është shpallur futbollistja më e mirë në botë duke e rrëmbyer në Paris “Topin e Artë 2019”.

Kujtojmë se Rapinoe udhëhoqi SHBA-në drejt titullit të botës.

Ajo ishte topgolashënuesja e Botërorit.

21:06

Alisson Becker fiton “Yachine Trophy”

Për herë të parë është ndarë sot trofeu “Yachine Trophy” për portierin më të mirë.

Dhe këtë çmim e ka rrëmbyer portieri i Liverpoolit, Alisson Becker.

Kujtojmë se ai kishte ndihmuar Liverpoolin të fitonte Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar me paraqitje fantastike.

20:48

De Ligt fiton çmimin “Kopa Trophy”

Talenti holandez Matthijs de Ligt ka fituar çmimin “Kopa Trophy 2019”.

Ky çmim i jepet lojtarëve më të mirë nën moshën 21 vjeçare, derisa kujtojmë se De Ligt kishte arritur të udhëheqë Ajaxin drejt gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve.

Në verë ai ishte transferuar te Juventusi.

Top treshja u përmbyll nga Jadon Sancho e Joao Felix. 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

I Mitrovicsi 03/12/2019 14:34

... e tash mundemi me flejt shlirë se idoli i Kosovarëve u shpall futbollist i vitit... Për mua futbollisti i vitit është Milot Rashica

Shto koment

Të ngjashme