Lo Celso do të largohet nga Tottenhami

Lo Celso do të largohet nga Tottenhami

02 December 2019 12:09

Mesfushori argjentinas Giovani Lo Celso do të largohet nga skuadra e Tottenhamit gjatë afatit kalimtar të janarit, ka njoftuar të hënën gazeta spanjolle “Marca”.

Bëhet e ditur se Lo Celso tashmë ka kërkuar largimin për shkak se nuk është i kënaqur me minutazhën e tij këtë edicion te Tottenhami, transmeton KTV. Ai u huazua te Tottenhami para fillimit të këtij edicioni nga Betisi dhe ekipi anglez ka të drejtën e blerjes së tij për 50 milionë euro në fund të këtij edicioni.

Por, 23-vjeçari deri më tani ka vetëm nëntë paraqitje në të gjitha garat me fanellën e Tottenhamit.

Lo Celso në Evropë ka bërë karrierë edhe te PSG-ja kurse me Betisin ka kontratë deri në vitin 2023. Ai ka edhe 22 ndeshje me Argjentinën.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme