Mesfushori defensiv Sander Berge pritet të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Liverpoolit në afatin kalimtar të janarit.
“Daily Mail” ka raportuar të hënën se Liverpooli tashmë ka ofruar 25 milionë euro dëmshpërblim për mesfushorin që është pjesë e ekipit nga Belgjika, Genk. Berge 21-vjeçar, shihet te Liverpooli si zëvendësim ideal për brazilianin Fabinho që aktualisht është i lënduar.
Berge këtë edicion ka realizuar dy gola në 22 paraqitje në të gjitha garat te Genku. Ai te ekipi belg u transferua në janar të vitit 2017 nga Valerenga për dy milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2021.
Berge ka edhe 20 paraqitje me Përfaqësuesen e Norvegjisë kurse për shërbimet e tij, interesim kanë shprehur edhe Chelsea e Napoli.