Gjilani e Prishtina ndahen në paqe, fitojnë Flamurtari e Trepça ’89 Foto: Koha

Gjilani e Prishtina ndahen në paqe, fitojnë Flamurtari e Trepça ’89

01 December 2019 14:45

Derbi i sotëm ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës nuk ka dhënë fitues.

Për 90 minuta asnjëra prej skuadrave nuk arriti të gjejë rrugën e golit, duke ndarë kështu pikët me rezultat prej 0-0, transmeton Koha.net.

Në dy sfidat e tjera fitore shënuan Flamurtari e Trepça ’89.

Flamurtari e mposhti në udhëtim Llapin me rezultat prej 4 me 1. Për ekipin mysafir dy gola i shënoi Gentrit Begolli, derisa nga njëherë shënuan Shend Kelmendi e Festim Krasniqi.

Kurse për Llapin golin e vetëm e shënoi Hyseni në minutën e 90.

Në sfidën tjetër Prishtina e mposhti Dritën me rezultat prej 3 me 1.

Emini, Jashari dhe një autogol nga Cuculi i dhanë pikët e plota ekipit mitrovicas.

Derisa golin e vetëm për Dritën në këtë takim e shënoi Fortunato në minutën e 64.

Tabela aktuale në Superligë është kjo:

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme