Sport

Ajaxi siguron Reinierin

Skuadra e Ajaxit ka fituar garën për mesfushorin brazilian Reinier, i cili pritet që në fund të këtij edicioni të transferohet në Holandë.

Mediumet e huaja kanë raportuar të premten se Ajaxi ka mposhtur konkurrencën e fortë nga Manchester City, Real Madridi e PSG-ja për mesfushorin defensiv që po shkëlqen këtë edicion te Flamengo, transmeton Koha Ditore.

Mësohet se Ajaxi është pajtuar të paguajë 20 milionë euro dëmshpërblim për 17-vjeçarin, që ka kontratë me Flamengon deri në fund të vitit 2024.

Reinier këtë vit është promovuar në ekipin e parë të Flamengos dhe ka katër gola e dy asistime në 14 ndeshje.