Sport

Mourinho e do Dybalan te Tottenhami

Descriptive Text

Trajneri portugez, Jose Mourinho, po bën presion te drejtuesit e Tottenhamit për të transferuar sulmuesin e Juventusit, argjentinasin Paulo Dybala, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Lajmi është bërë i ditur të premten nga e përditshmja “Daily Mail”. Mourinho e sheh Dybalan përforcim të duhur për Tottenhamin dhe për transferimin e tij është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në 100 milionë euro, transmeton Koha Ditore.

Dybala, 26-vjeçar, po shkëlqen këtë edicion te Juventusi, pasi ka shënuar shtatë gola e ka dhënë tri asistime në 16 ndeshje në të gjitha garat.

Dybala ka kontratë me Juventusin deri më 2022, kurse para katër vjetësh u transferua në Torino nga Palermo për 40 milionë euro.

Dybala ka 29 ndeshje dhe dy gola të shënuar me Përfaqësuesen e Argjentinës.