Liverpooli pa Fabihnon deri vitin tjetër

Liverpooli pa Fabihnon deri vitin tjetër

29 November 2019 16:50

Kampioni i Evropës, Liverpooli, do të jetë pa mesfushorin brazilian Fabinho deri në fillim të vitit të ardhshëm, ka njoftuar të premten ekipi nga Premier League.

Për shkak të lëndimit të nyjës së këmbës në ndeshjen e fundit ndaj Napolit në Champions, Fabinho është i detyruar të pauzojë për gjashtë javë të paktën, transmeton Koha Ditore.

“Liverpolli konfirmon se për shkak të lëndimit, Fabinho nuk do të kthehet deri vitin tjetër. Ai tashmë ka nisur programin e rehabilitimit në mënyrë që të jetë i gatshëm për fillimin e vitit të ri”, thuhet në njoftimin e Liverpoolit.

Fabinho, 26-vjeçar, këtë edicion ka një gol dhe dy asistime në 19 paraqitje në të gjitha garat. Ai te Liverpooli u transferua verën e vitit të shkuar nga Monaco dhe ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2023.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme