Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosovës i duhen dy fitore në ndeshje delikate për të shkuar në Evropian

Foto: Koha

Dy udhëtime të komplikuara e presin Kosovën në tentim për të arritur në Evropianin e futbollit, që vitin tjetër mbahet në shumë vende të Kontinentit të Vjetër.

Ka pasur shpresë që udhëtimet e komplikuara do të përfundojnë për Kosovën më 26 mars, kur luhet ndeshja në udhëtim ndaj Maqedonisë Veriore. Por një tjetër udhëtim do ta ketë Kosova nëse fiton ndaj Maqedonisë Veriore më 26 mars, në gjysmëfinale të plejofit të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nëse fiton gjysmëfinalen, Kosova finalen prapë do ta luajë si mysafire. Kështu është vendosur me shortin e tërhequr të premten në selinë e UEFA-s në Nyon. Shorti ka përcaktuar që nikoqire e finales të jetë fituesja e ndeshjes ndërmjet Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë, shkruan sot Koha Ditore.

Për Kosovën, përkatësisht tifozët e saj, dallojnë telashet që mund të dalin nga udhëtimi për gjysmëfinale dhe udhëtimi për në finale. Maqedonia Veriore ende nuk ka vendosur nëse do ta organizojë ndeshjen në Shkup apo në ndonjë qytet tjetër, përkatësisht në Strumicë. Në Federatën e Futbollit të Maqedonisë kanë thënë se vendimi ku do të luhet ndeshja do të varet edhe nga vlerësimi i UEFA-s për rrezikshmërinë eventuale të ndeshjes. Me Shqipërinë, Maqedonia Veriore asnjëherë nuk ka luajtur në Shkup.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)