Rrugëtimi i Ajaxit deri te gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve stinorin e kaluar ishte aq impresiv e shkatërrues saqë çdo kryetrajner ndaj të cilit kishte luajtur skuadra holandeze gjatë asaj serie të vet ka humbur punën, shkruan The Sun.
Mauricio Pochettino është shkarkuar nga Tottenhami të martën mbrëma, për të arritur në gjashtë numrin e trajnerëve që ranë viktima të “mallkimit” të Ajaxit, transmeton Koha Ditore.
Sigurisht, Tottenhami mposhti Ajaxin me një kthesë sensacionale në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në maj, por fakti se skuadra londineze nuk arriti të mbante formën në stinorin e ri çoi te shkarkimi i Pochettinos.
Jose Mourihno u ftua shpejt për të zëvendësuar argjentinasin te Tottenhami, skuadër që aktualisht zë vendin e 14-të në renditje në Premier League.
Dhe Tottenhami nuk është i vetmi që po ndien pasojat e përballjes me Ajaxin.
Dy fitore ndaj AEK-ut të Athinës në fazën e grupeve u përkujdesën që skuadra greke të përfundonte në vend të fundit në renditje pa pikë. Marinos Ouzounidis ishte në bankinë në dy ndeshjet, por dha dorëheqjen në shkurt pasi AEK-u mbeti 14 pikë në disavantazh në garë për titull të Greqisë.
Benfica po ashtu ishte e dëshpëruar që u eliminua nga Liga e Kampionëve herët dhe ishte Rui Vitoria që pagoi çmimin, duke u shkarkuar në janar, pas tre vjet e gjysmë në klub.
Kundërshtari tjetër i Aaxit në Grupin E, Bayern Muencheni, në fakt përfundoi në krye të grupit. Dy barazime me Ajaxin mjaftuan për të siguruar kalimin në fazën nokaut për Niko Kovaçin dhe më pas u përball me Liverpoolin në 1/8 e finales ku u ndal. Liverpooli fitoi titullin e kampionit.
E muajin e kaluar Kovaç më në fund u shkarkua pasi kishte dështuar të plotësonte kërkesat e mëdha të Bayernit....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)