Sport

Tifozi i Kosovës tregon motivin prapa fotografisë që mori jehonë të madhe në Angli

 

Deklarata e lojtarit anglez, Rraheem Sterling, se në vendet ballkanike është pritur me akte raciste, e ka shtyrë Taulant Binxhinë nga Gjakova, që në ndeshjen Kosovë-Angli, të paraqitet me këtë fotografi të luftës.

Në poster shkruan: “Kur ne po përjetonim gjenocidin dhe dhunimin e grave, ju i rritët shpresat tona për liri. Gjithmonë mirënjohës – Angli”, raporton KTV.