Sport

Milani nis bisedimet me Ibrahimoviqin

Milani ka nisur bisedimet me Zlatan Ibrahimoviqin për një rikthim potencial të sulmuesit veteran në Itali.

“SkySport Italia” dhe “Ansa” raportojnë se Milani ka folur me agjentin Mino Raiola për mundësinë e transferimit të Ibrës.

Suedezi do të largohet nga LA Galaxy kur t’i përfundojë kontrata muajin e ardhshëm dhe “Rosonerët” janë të vendosur të forcojnë skuadrën në afatin kalimtar të janarit pas nisjes së dobët të sezonit.

Edhe pse kërkesat e tij janë përshkruara si “të larta”, sipas raportimeve, klubi është i gatshëm t’i ofrojë lojtarit pagë 18-muajshe.

38-vjeçari kishte realizuar 56 gola në 85 ndeshje për Milanin në periudhën 2010-2012, duke fituar një titull kampion.

Bisedimet pritet të zgjasin edhe ditëve në vijim.