Sport

Shaqiri do të largohet nga Liverpooli në janar, disa klube pas tij

Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar të janarit, përcjell sajti anglez “TeamTalk” të hënën.

Raportohet se krahas Newcastlet interesim për shërbimet e Shaqirit kanë treguar edhe dy ekipe të tjera nga Premier League, Arsenali e Tottenhami, transmeton Koha Ditore.

Shaqiri nuk është i kënaqur me minutazhën te Liverpooli dhe për këtë arsye tashmë ka kërkuar largimin nga stadiumi “Anfield Road”.

Ai këtë edicion ka vetëm katër paraqitje apo 25 minuta lojë në të gjitha garat. Shaqiri te Liverpooli u transferua verën e shkuar nga Stoke City për 14.7 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2023.

Shaqiri karrierë ka bërë edhe tek Interi, Bayerni e Baseli.