Sport

Milani ofron 30 milionë euro për Demiralin

Descriptive Text

Milani është duke përgatitur një ofertë prej 30 milionë euro për të transferuar mbrojtësin turk të Juventusit, Merih Demiral, përcjell “La Gazzetta dello Sport” të dielën.

Mirëpo, për transferimin e Demiralit, Milani do të ketë konkurrencë të madhe, pasi edhe Arsenali dhe Manchester Unitedi po insistojnë të sjellin reprezentuesin e Turqisë.

Milani po mendon të bëjë sërish ofertë për Demiralin në janar, pasi kishte tentuar të huazonte qendërmbrojtësin në verë, transmeton Koha Ditore.

Juventusi ka ofruar Daniele Ruganin, mirëpo Milani e do vetëm Demiralin.

Milani mendon të shes Franck Kessien dhe Ricardo Rodriguezin për të mbledhë fondet për të transferuar Demiralin.