Ujkani: Nuk e merituam këtë rezultat Foto: Ilustrim

Ujkani: Nuk e merituam këtë rezultat

17 November 2019 20:04

Portieri i Kosovës, Samir Ujkani thotë se Kosova nuk e meritoi humbjen e sotme ndaj Anglisë me rezultat kaq të thellë, 0-4.

Ai ka theksuar se Kosova po rritet çdo ndeshje, transmeton Koha.net.

Kosova i mbyll me humbje kualifikimet për Euro 2020

“Jemi rritë në çdo ndeshje, në secilën ndeshje po luajmë më mirë. Nuk e kemi merituar këtë rezultat por realiteti është se në secilin moment duhet të jemi të kujdesshëm. Falënderoj publikun që gjithnjë po na shtynë përpara. Për fat të keq sot nuk shënuam edhe pse luajtëm mirë”, u shpreh Ujkani.

Tutje ai ka theksuar se nuk mendon se lëndimet janë arsye se pse Kosova nuk është kualifikuar.

“Secili lojtar që luan e jep maksimumin dhe nuk mund të themi se lëndimet janë arsyeja se pse nuk jemi kualifikuar”, ka thënë Ujkani.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme