Sport

Bejsbolli dhe “Tokio 2020” po e ndihmojnë Fukushiman ta marrë veten pas katastrofës

Descriptive Text

Zotëri Kumagami ulet këmbëkryq në dyshemenë e tij me tatami dhe merr disa fotografi për t’i shikuar me pasion të madh që të ringjallin kujtimet.

Është një fotografi e një veture me ngjyrë argjendi, pastaj një tjetër e një mbledhjeje familjare dhe një ku shihet një kopsht i mbuluar nga bora. Pastaj ka fotografi të tjera ku shihen dritaret e shtëpive të mbuluara me pëlhura të kaltra, me dysheme druri të lakuar, korridore me tavanin e mbuluar me pluhur dhe grumbuj qesesh në afërsi të disa kazanëve.

"Kjo është shtëpia ime", thotë ai teksa i tregon fotot. "Por unë kurrë nuk mund të kthehem atje. Ushtria doli e veshur me maska ​​mbrojtëse dhe na tha të gjithëve të largoheshim".

Fotografitë janë të gjitha që mund t’ia kujtojnë Kumagamit vendin ku jetoi për 40 vjet. Ai është një nga afro 165 mijë njerëzit që u detyruan të evakuohen në mars të vitit 2011 kur tërmeti i madh e goditi jugun e Japonisë.

Me një magnitudë prej 9.0 shkallëve Rihter, ky ishte tërmeti më i fuqishëm i përjetuar ndonjëherë nga një vend që njihet mirë për tërmetet. Një orë pas dridhjes së parë, valët e cunamit goditën të gjithë 670 kilometrat e vijës bregdetare të Paqësorit në Japoni. U mbytën deri në 18 mijë njerëz. Cunami është gjithashtu përgjegjës për ngjarjen katastrofale në Centralin Bërthamor Daiichi në qytetin Okuma, në brigjet e Fukushimas. Me një lartësi të dallgëve prej 15 metrash, uji kaloi murin mbrojtës të uzinës dhe çaktivizoi gjeneratorin për sistemin e ftohjes së reaktorit. Reaktori nisi të shkrihej. Aksidenti u vlerësua në një masë me Chernobylin, megjithëse lëshoi më pak materiale radioaktive... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)