Sport

Muriq: Përballja me Çekinë, ndeshja më e vështirë deri tash

Muriq: Përballja me Çekinë, ndeshja më e vështirë deri tash

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, ka thënë se përballja me Çekinë, ishte ndeshja më e vështirë për Kosovën deri tash në eliminatoret për “Euro 2020”.

Humbja 2 me 1 ia shoi shpresat Kosovës për kualifikim direkt me shpresën që mbetet te play-offi i Ligës së Kombeve që do të zhvillohet në muajin mars.