Sport

Berisha: Kjo ishte paraqitja jonë më e keqe, “as vijë s’kena mujt me ja bo”

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, ka thënë se ndeshja ndaj Çekisë ka qenë më e dobëta që Kosova e ka zhviulluar deri tani.

“Ka qenë momenti për fitore, dhe reailizimi i një ëndrre. Ndoshta aq shumë që këna dashtë me realizu andrrën nuk kemi mujt me bo ma shumë. Çekët kanë qenë shumë të mirë sonte, non stop kanë bërë presion”, ka thënë Berisha.

“Nuk po di çka të them, prej fillimit, pjesa e parë kemi qenë shumë dobët. Shumë vështirë me pranu këtë humbje. S’kena mujt hiç ta bëjmë lojën ton. Sot s’kena mujt me ja bo vijë diqysh”, ka thënë më tej ai.

Berisha ka thënë se “kjo është paraqitja më e keqe që e kemi pas deri tash, bash në ndeshjen më të rëndësishme”.

“Të kishim lujt vetëm me 50 për qindëshin e potencialit tonë do të mund të kishim rezultat shumë më të mirë”, ka thënë ai.