Abraham pritet ta zërë vendin e Kanet ndaj Kosovës

Abraham pritet ta zërë vendin e Kanet ndaj Kosovës

14 November 2019 10:27

Sulmuesi i Chelseat, Tammy Abraham, pritet t’i prijë sulmit të Anglisë në ndeshjen eliminatore për “Euro 2020” kundër Kosovës, ka shkruar BBC-ja të mërkurën. Abraham pritet që të jetë titullar para kapitenit Harry Kane për ndeshjen që do të luhet më 17 nëntor në Prishtinë.

Seleksionuesi Gareth Southgate dëshiron ta shpërblejë sulmuesin 22-vjeçar për formën e mirë që po tregon këtë edicion, transmeton Koha Ditore.

Anglia pritet të sigurojë kualifikimin me ndeshjen kundër Malit të Zi, sot, ndërkohë Kosovës mund t’i duhet fitorja nëse sot mposht Çekinë ose barazon me të.

Aktualisht, Anglia është lider me 15 pikë, pasojnë Çekia (12) e Kosova (11) që po luftojnë për vendin e dytë. Me ndeshjet e së dielës mbyllet cikli eliminator për Grupin A.

“Abraham që tashmë është përfshirë në listën e Anglisë për ndeshjet eliminatore të këtij muaji, pritet të startojë para Harry Kanet në duelin e fundit kundër Kosovës”, ka shkruar BBC-ja....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme