Të premten dhe të shtunën do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në basketboll, ka njoftuar të martën Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK).
Të premten do të zhvillohen dy ndeshje dhe të shtunën dy të tjera, ndërsa skuadra e Pejës do të pauzojë në këtë xhiro, shkruan Koha Ditore.
Dueli ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Lipjanit do ta hapë këtë xhiro, pasi luhet të premten prej orës 17:00, ndërsa dy orë më vonë në Prizren do të takohen Bashkimi dhe Trepça.
Lideri i Superligës, Rahoveci, do të luajë në shtëpi kundër Feronikelit të shtunën (17:00), kurse xhiroja do të mbyllet me duelin Ponte Prizreni - Sigal Prishtina, që nis në orën 19:00.