Sport

Ancelotti ka dy ndeshje afat për të shpëtuar punën

Carlo Ancelotti ka dy ndeshje afat për të shpëtuar punën e tij si kryetrajner te Napoli, raportuan mediumet italiane të hënën.

Ndeshjet e radhës ndaj Milanit dhe Liverpoolit janë vendimtare për Ancelottin.

Ai e gjen veten në presion për herë të parë qëkur mori drejtimin e Napolit verën e vitit të kaluar, pasi nuk ka fituar në pesë ndeshje, ndërsa publikisht nuk është pajtuar me vendimin e pronarit Aurelio de Laurentiis për të dërguar skuadrën në karantinë.

De Laurentiis i ka dhënë Ancelottit dy ndeshje afat për të shpëtuar vendin e tij të punës. Napoli ka rënë në pozitën e shtatë në renditjen e Serie A, pesë pikë larg vendit të fundit që dërgon në Ligën e Kampionëve.