Sport

Cuadrado me kontratë të re te Juventusi

Kolumbiani Juan Cuadrado ka arritur marrëveshjen për firmosjen e kontratës së re me skuadrën e Juventusit, raporton të hënën “Gazzetta dello Sport”.

Kontrata e tij aktuale skadon në fund të këtij edicioni, por me kontratën e re, Cuadrado do të jetë pjesë e Juventusit deri në verën e vitit 2023, transmeton Koha Ditore. Ai këtë edicion po luan si mbrojtës i krahut të djathtë dhe deri më tani ka regjistruar 14 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar një gol dhe asistuar dy herë.

31-vjeçari, te Juventusi është transferuar nga Chelsea kurse karrierë ka bërë edhe te Fiorentina, Udinese e Lecce në Serie A.

Cuadrado ka edhe 83 ndeshje e tetë gola me Përfaqësuesen e Kolumbisë.