Sport

Challandes: Nuk mendoj që nëse s’fitojmë ndaj Çekisë merr fund gjithçka

Foto: Ksp
 

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka mbajtur sot konferencën e parë për media para dy ndeshjeve të fundit të kualifikimeve për Euro 2020.

Challandes u shpreh se tanimë nuk është koha që të shtohet presioni te lojtarët. Ai tha se do të konsultohet me lojtarët, por asnjëherë nuk do t’iu flasë për fitore, në mënyrë që të shmanget presioni para takimeve me Çekinë dhe Anglinë.