Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zvicra sërish pa Shaqirin

Xherdan Shaqiri do t’i mungojë Përfaqësueses së Zvicrës edhe për dy ndeshjet e fundit të eliminatoreve për “Euro 2020”.

Seleksionuesi i Zvicrës, Vladimir Petkoviq, të premten, ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjet me Gjeorgjinë (15 nëntor) dhe Gjibraltarin (18 nëntor) në kuadër të Grupit D.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shaqiri ka mbetur jashtë listës pasi ende nuk është rikuperuar nga lëndimi që e pësoi muajin e shkuar, për çka nuk u ftua as për ndeshjet e tetorit.

Në fakt, ai nuk ishte pjesë e Zvicrës as për ndeshjet e shtatorit për shkak të mosmarrëveshjeve me trajnerin. Te Zvicra janë ftuar mesfushori Granit Xhaka e sulmuesi Albian Ajeti.

Shkaku i lëndimit nuk është ftuar as Admir Mehmedi. Zvicra është e treta në grup me 11 pikë, një më pak se Irlanda e Danimarka që ndajnë dy pozitat e para. Irlanda ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.