Sigal Prishtina e Rahoveci takohen në derbin e xhiros së dhjetë në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ndeshja ndërmjet kampiones dhe nënkampionit luhet të shtunën (nesër) nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Prishtina është e treta në tabelë me bilanc prej pesë fitoreve e dy humbjeve. Ka një ndeshje më pak të luajtur.
Rahoveci është i pari me bilanc prej shtatë fitoreve e një humbjeje. Prishtina ka pësuar këtë edicion nga Bashkimi dhe nga Rahoveci në hapje të edicionit. Ndërkohë Rahoveci humbjen e vetme e ka nga Feronikeli.
Po të enjten Rahoveci ka paraqitur për regjistrim basketbollistin amerikan Ryan Folley.
Rahoveci edicionin e kaluar humbi dy finalet nga Prishtina, atë të plejofit dhe të Kupës.
Të shtunën luhet edhe ndeshja ndërmjet Feronikelit dhe Golden Eagle Yllit, që nis në orën 17:00.
Të dielën janë dy ndeshjet e tjera. Peja e Ponte Prizreni luajnë nga ora 17:00, kurse Lipjani e Bashkimi nga ora 19:00.