Sport

Muriqi shënon nga pika e bardhë në ndeshjen ndaj Kasimpashas

Sulmuesi kosovar i Fenerbahçes ka shënuar gol në minutën e gjashtë të takimit që ekipi i tij e ka zhvilluar ndaj Kasimpashas.

Vedat Muriqi ka shënuar nga pika e bardhë, në ekzekutimin e penalltisë të cilën e fitoi bashklojtari i tij Tosun.

Muriqi ishte pranë golit të dytë në ndeshjen ndaj Kasimpashas, që do të ishte goli i shtatë sezonal për sulmuesin nga Prizreni. Ky që shënoi ishte i gjashti për sulmuesin që po kalon formë të jashtëzakonshme te ekipi turk.

Kundërshtar i Muriqit te Kasimpasha ishte mesfushori kosovar Loret Sadiku.