Sport

Franca publikon listën e lojtarëve për ndeshjen me Shqipërinë

Franca publikon listën e lojtarëve për ndeshjen me Shqipërinë

Federata Franceze e Futbollit ka publikuar listën e futbollistëve që do të jenë në dispozicion të trajnerit Didier Deschamps për dy eliminatoret e fundit të Euro 2020, me Moldavinë, në Paris, më 14 nëntor, dhe me Shqipërinë në “Arena Kombëtare” më 17 nëntor.

Rikthehet te kampionët e botës Kylian Mbappe, pasi mungoi në sfidat e shtatorit dhe tetorit, por mbetet jashtë Paul Pogba, që ka probleme fizike.