Sport

Tre futbollistë do të largohen nga Chelsea në janar

Tre futbollistë do të largohen nga Chelsea në janar

Sulmuesit Olivier Giroud e Pedro dhe mbrojtësi i krahut, Marcos Alonso do të largohen nga skuadra e Chelseat gjatë afatit kalimtar të janarit, ka njoftuar të enjten e përditshmja britanike “Daily Mail”.

Bëhet e ditur se trajneri i Chelseat, Frank Lampard tashmë ka dhënë dritën jeshile për largimin e tre futbollistëve të lartëpërmendur, të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e tij, transmeton Koha Ditore.