Sport

Liverpooli në garë për Mbappen

Pas Real Madridit edhe Liverpooli është futur në garë për shërbimet e sulmuesit francez Kylian Mbappe, i cili është pjesë e ekipit nga Ligue 1, Paris Saint-Germain.

Lajmi është bërë i ditur të enjten nga mediumet franceze. Mbappe po shkëlqen edhe këtë edicion te PSG-ja dhe ekipi francez tashmë i ka ofruar kontratën e re, në të cilën ka përfshirë një klauzolë lirimi në vlerë prej 300 milionë eurosh, transmeton Koha Ditore.

Sulmuesi 20-vjeçar, aktualisht ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2022 dhe kartoni i tij, momentalisht vlerësohet 200 milionë euro.

Këtë edicion, Mbappe ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar katër herë në 11 paraqitje në të gjitha garat. Ai është pjesë e PSG-s prej vitit 2017 kur u transferua nga Monaco. Mbappe ka edhe 33 ndeshje e 13 gola të shënuara me Francën.