Sport

Son pas golit ndaj Zvezdës i kërkon falje Andre Gomesit

Sulmuesi i Tottenhamit, Son Heung-Min ka realizuar dy gola ndaj Cërvena Zvezdës në Ligën e Kampionëve dhe pas golit të parë ka kërkuar falje publike ndaj Andre Gomesit për ndërhyrjen që çoi në lëndimin e rëndë të mesfushorit të Evertonit në fundjavë.

Son ishte larguar në lot pas ndërhyrjes që kishte bërë ndaj Gomesit. Me të parë lëndimin e mesfushorit të Evertonit, Son u shfaq tejet i emocionuar duke e përjetuar rëndë situatën.

Tani ai të mërkurën ka kërkuar falje publike për incidentin.

Pas ndeshjes ka thënë se “ka pasur ditë shumë të vështira”.

“Sigurisht kam pasur ditë tejet të vështira, por kam kuptuar se sa me fat jam që kam gjithë këtë përkrahje. Tani mund të them se më vjen shumë keq për aksidentin dhe situatën, por duhet të fokusohem në ekipin dhe më duhet të vazhdoj përpara dhe kjo ishte përgjigje për të gjithë ata që më kanë përkrahur mua”, ka deklaruar Son.

Tottenhami fitoi 0 me 4.