Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina humb thellë në Letoni

Prishtina ka pësuar thellë nga Ventspilsi në xhiron e tretë të Grupit C në FIBA Europe Cup duke u mposhtur me rezultat 104:84.

Në Letoni, Prishtina ishte më e mirë vetëm në periudhën e dytë. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 56:53, ndërsa çereku i tretë i dha “goditjen” prishtinasve, që pësuan 21:7, epërsi që u mbajt deri në fund nga ekipi nga Letonia.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo ishte humbja e dytë e Prishtinës në Grupin C, pas humbjes nga Bayreuthi në xhiron e shkuar. Ventspilsi ka tri fitore dhe i prin grupit me gjashtë pikë. Prishtina ka katër, ndërsa Bayreuthi e Apoeli janë me tri dhe dy, por me një takim më pak të zhvilluar.