Sport

Manchesteri me ofertë të majme për Havertzin

Manchesteri me ofertë të majme për Havertzin

Manchester Unitedi po synon të mposht konkurrencën e skuadrave tjera të mëdha të Evropës për shërbimet e mesfushorit të Bayer Leverkusenit, Kai Havertz.

Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga “Daily Mail” që ka raportuar se Manchesteri tashmë ka ofruar 90 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Havertzit në janar apo verën e vitit të ardhshëm. Havertz 20-vjeçar, po vlerësohet ndër mesfushorët më të mirë në Evropë dhe me Leverkusenin ka kontratë deri në vitin 2022, transmeton Koha Ditore.