Sport

Arsenali s’e fton Xhakën as për Ligën e Evropës

Arsenali nuk e ka ftuar mesfushorin Granit Xhaka as për ndeshjen e Ligës së Evropës për ndeshjen ndaj Guimaraesit të mërkurën.

Futbollisti shqiptar ishte lënë jashtë për ndeshjen e fundjavës ndaj Wolvesit, një javë pasi ishte përplasur me tifozët e klubit. Xhaka kishte sharë tifozët që e fishkëllenin teksa largohej nga fusha në ndeshjen me Crystalin.

Xhaka kishte kërkuar falje për incidentin, teksa trajneri i Arsenalit, Unai Emery, kishte thënë se kapiteni i klubit “ishte i shkatërruar e i mërzitur për situatën”.

Ai kishte thënë se për ndeshjen me Wolvesin do ta pushojë Xhakën për shkak se ai kishte nevojë të merrte veten, ndërsa pritej që reprezentuesi i Zvicrës të luante në ndeshjen e Ligës së Evropës.

Megjithatë, lista e publikuar sot e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Vitoria Guimaraesit nuk përfshin emrin e Xhakës.

Kjo është lista e të ftuarve:

Image

ve: