Sport

Son largohet në lot pasi lëndon Gomesin

 

Sulmuesi jug-korean i Tottenhamit, Son Heung-min, është larguar në lot nga fusha, pas lëndimit që ia shkaktoi mesfushorit të Evertonit, Andre Gomes, në ndeshjen e Premier Leagues të së dielës mbrëma.

Son u përjashtua me karton të kuq pas rishikimit të aksionit nëpërmjet sistemit VAR, në minutën e 79-të, transmeton Koha Ditore. Por, lëndimi i këmbës që mori Gomes ishte aq i rëndë saqë nuk u shfaqën xhirimet televizive. Son u desh të ngushëllohej derisa po largohej me lot në sy.