Sport

Arsenali nis kërkimin për trajner të ri, takon Mourinhon

Arsenali ka nisur punët në gjetjen e një trajneri të ri dhe ka mbajtur takim me Jose Mourinhon javën e shkuar, sipas raportimeve.

Portugezi është pa punë që kur u shkarkua nga Manchester Unitedi gati një vit më herët dhe mendohet se është i vendosur që të zëvendësoi Unai Emeryn në Emirates.

Emery është nën presion të madh te “Topçinjtë” dhe “Times” shkruan se Arsenali tani është duke bërë planet që si zëvendësues të tij të jetë dikush që e njeh futbollin në Premier Ligë dhe që s’do të ketë problem me gjuhën për t’u shpjeguar futbollistëve atë që do.

Mourinho ka fituar tre herë titullin e Premier Ligës me Chelsean dhe Arsenali është i interesuar në të edhe për lidhjen që ka me Mesut Ozilin. Gjermani është paraqitur pak minuta në ekipin e parë të Emeryt këtë sezon, por ka shkëlqyer kur është ftuar. Ai kishte punuar me Mourinhon te Reali.

Tek Arsenali janë shtuar spekulimet se ka ndarje në zhveshtore. Barazimi 1 me 1 me Watfordin të shtunën erdhi një javë pas përplasjes që kapiteni Granit Xhaka pati me tifozët e klubit pasi e fishkëllyen në kohën e zëvendësimit në ndeshjen me Crystal Palacen.