Sport

Me Cuculin në mbrojtje, Drita ua bën terr skuadrave rivale

Me Cuculin në mbrojtje, Drita ua bën terr skuadrave rivale
 

Në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, skuadra e Dritës njoftoi se ka siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit Ardian Cuculi, i cili do të prezantohej me fanellën e ekipit disa ditë më vonë.

Cuculi, 32-vjeçar, po del të jetë një prej përforcimeve më të qëlluara të ish-kampiones së Kosovës, pasi me të në përbërje Drita ka fituar stabilitet të madh në repartin e mbrojtjes.