Sport

S’ka këndellje për Arsenalin

Ka vazhduar forma e dobët e Arsenalit.

Pas humbjes nga Sheffieldi dhe barazimit me Crystal Palacen, ekipi i Unai Emeryt ka dështuar edhe përballë Wolvesit.

Ekipet barazuan 1 me 1 në Emirates.

Pierre-Emerick Aubameyang dhe Raul Jimenez realizuan golat në ndeshjen të cilën Arsenali e zhvilloi pa kapitenin Granit Xhaka për shkak të përplasjes që kishte javën e shkuar me tifozët.

Arsenali mbetet në kuotën e 17 pikëve në pozitën e pestë.

Image