Më 18 tetor firmosi me Schaffhausenin. Më 19 tetor debutoi me gol, duke ia siguruar skuadrës barazimin 1:1 me Grasshoppersin. Më 26 tetor, në ndeshjen e dytë, pësoi lëndim të rëndë, që do ta mbajë jashtë fushës për rreth gjashtë muaj.
Lojtari që është paraqitur për Kosovën, Jetmir Krasniqi, ka pasur fat të keq së fundi. Kur më në fund u bë me skuadër dhe debutoi fuqishëm, Krasniqi vlerësoi se ka kthyer karrierën në rrugën e duhur. Por nuk vonoi shumë dhe ai pësoi lëndim të rëndë, duke këputur tejzën e Akilit në këmbën e majtë. Ai tashmë i është nënshtruar operimit dhe e pret fazë e gjatë e rikuperimit, shkruan sot Koha Ditore.
Lëndimin e ka pësuar në një duel gjatë ndeshjes së kategorisë së dytë zvicerane ndaj Kriensit. Thotë se ky lëndim i rëndë i ka ardhur në një fazë mjaft të ndjeshme në karrierë. 24-vjeçari kishte debutuar vitin e kaluar te Kosova. Ishte paraqitur ndaj Shqipërisë në miqësoren e 29 majit, ndërsa ishte grumbulluar edhe në ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Azerbajxhanit e Ishujve Faroe, në shtator të vitit të kaluar. Më nuk është ftuar, por ndien se është fare pranë ekipit përfaqësues.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)